7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Salianji: Pse janë kthyer 51 raste të subjekteve, ku janë ata që bënin skena aksion para 25 prillit?

Deputeti i PD-së Ervin Salianji hodhi një sërë akuzash ndaj qeverisë sot në Kuvend sa i takon dy nismave të qeverisë OFL dhe vetingu ndaj efektivëve të policisë.

Ai tha se shifrat e qeverisë nuk korrespondojnë me ato të policisë, duke theksuar se janë rreth 1900 persona që SPAK i ka lënë në arkiv, pasi mazhoranca i ka pasur në mbrojtje politike.

Salianji: Çuçi e pranon dështimin me qetësi. Ju thoni cfarë mund të bëhet më mirë, që t’ju ndihmojmë se pari duhet të pranoni që keni dështuar, të dy nismat. Ato kanë marrë nga buxheti shtetit para që janë shpërdoruar, ju thoni e keni ndërprerë vetingun ne polici ndërkohë prej vitesh paguhen strukturat, Ju e bëni këtë për të presionuar efektivët e policisë, keni mbajtur dhjetëra aktivitete ministra e Rama, 52 vendime keni bërë sikur po bëhej name.

Keni kërcënuar drejtues apo punonjës të thjeshtë të policisë, kriminelët jo vetëm s’po i kapni dot por po ju kapin ata. Paskërka një sekret, kur të vijë momenti do ju them emra por ju keni goditur atë pjesë që keni gënjyer në zgjedhje. Ku është kjo vajza me syze që dilte si nëpër filma aksion para 25 prillit, ku janë këta sot? Pse nuk i themi emrat, a janë favorizuar? A përgjigjeni dot, a ka fuqi ligji para njerëzve me mbrojtje politike nga PS? Ju më së miri bëni mashtrimin si qeveri.

Kemi hartuar 2999 praktika thatë, ku i gjetët këto, se jam më i prirur të besoj policinë se sipas shkresës së tyre që deri në fund të 2020 ka përfunduar hetimi për 550 subjekte. Nga ana e strukturës përgjegjëse ka çuar në SPAK 243 subjekte, pse 272 të tjera janë arkivuar. Janë të PS?

Pse shifrat tuaja ndryshojnë nga ato të policisë, ju them dhe me emra. SPAK ka kthyer për plotësim materiali 51 raste, 1900 tjerë janë arkivuar sepse kanë qenë patronazhistë dhe janë këta që pastrojnë para në ndërtim në Tiranë. Jo gjithë fajin e keni ju zoti ministër por mbrojtja juaj ju bën të pabesueshëm, cdo nisëm e lini në mes. Anektodat që na tregonit nëpër zgjedhje, ku policët presionoheshin për votat, qeveria ulet e ha e pi me to dhe gjendja e kriminalietit sot e dini si është.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...