13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Salillari miliarda lekë tender për restaurimin e kalasë së Ali Pashës, i sekuestrohet pallati pa leje

Ndërkohë që një pallat nën pronësinë e tij në zonën e Farkës u sekuestrua javë më parë për disa kate të ndërtuara pa leje, kompania e Pëllum Salillarit ka marrë një tjetër tender nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për restaurimin e kalasë së Ali Pashë Tepelenës.

Në arsyetimin e bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, bie në sy arsyeja e cila mund të konsiderohet “qesharake” për të alokuar plot 5.4 miliardë lekë të vjetra për restaurimin e kësaj kalaje. Sipas arsyetimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, llaçi i përdorur për ndërtimin e kalasë plot 200 vite më parë, kishte qenë jo cilësor.

“Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave. Kjo dukuri vihet re më qartë në ndërtimet e brendshme ku muratura e tyre është shkërmoqur dhe është në degradim të vazhdueshëm”, thuhet në dokumentat e tenderit.

Ndërsa pak ditë më parë, Salillari arriti të fitojë, pa garë, një tjetër tender prej 2.5 milionë eurosh për thellimin e basenit të Triportit në Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...