11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel: Diskutime mbi zgjerimin dhe bashkëpunimin rajonal

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në punimet e Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i cili po zhvillohet sot në Bruksel. Në fillim të samitit, Rama u prit nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Samiti ka si temë kryesore zgjerimin e Bashkimit Europian, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ndër temat që pritet të diskutohet janë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, si dhe Axhenda e Gjelbër dhe Digjitale për rajonin. Po ashtu, do të trajtohen edhe çështje të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Diplomatët në BE kanë theksuar se ky samit do të ofrojë mundësinë për të diskutuar bashkëpunimin konkret në shumë fusha, nga ajo politike, mbrojtjes dhe sigurisë, deri tek energjia. Objektivi është që këto diskutime të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen më shpejt gati për integrim në BE, të forcojnë ekonomitë e tyre dhe të rrisin stabilitetin rajonal, duke ndihmuar në zgjidhjen e mospajtimeve të brendshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...