10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Samiti Botëror për Paqen në Ukrainë: Pritet Miratimi i Deklaratës për Integritetin Territorial të Kievit

Udhëheqësit botërorë në samitin e paqes në Ukrainë që po mbahet në Zvicër, pritet të miratojnë një deklaratë që riafirmon integritetin territorial të Kievit.

Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në samitin, që synon krijimin e mbështetjes më të gjerë të mundshme për një proces që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, raporton BBC. Rusia nuk është ftuar dhe as mbështetësi i saj më i madh Kina nuk është e pranishme, gjë që ka ndikuar që disa të hedhin dyshime mbi efektivitetin e samitit.

Por të pranishmit, jo të gjithë nga të cilët janë mbështetësit më të afërt të Ukrainës, shpresojnë të arrijnë marrëveshje për çështje të tilla si siguria bërthamore dhe eksportet e ushqimit. Ato përfshijnë Arabinë Saudite, ministri i Jashtëm i së cilës ka paralajmëruar se Ukrainës do t’i duhet të bëjë kompromise të vështira, dhe Kenia, e cila u shpreh kundër sanksioneve të fundit ndaj Rusisë.

Megjithatë, të gjitha delegacionet pritet të miratojnë një deklaratë përfundimtare që dënon pushtimin e Rusisë. Draft dokumenti, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters, bën thirrje që kontrolli ukrainas të rivendoset mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisa dhe po ashtu mbi portet e vendit në Detin Azov, të gjitha të pushtuara aktualisht nga Rusia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...