6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Samiti i Alaskës nisi me imazhe simbolike: Trump dhe Putin ulur pranë njëri-tjetrit nën moton “Drejt Paqes”

Janë publikuar imazhet e para nga samiti historik i Alaskës, ku presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump shihen të ulur pranë njëri-tjetrit, përpara një sfondi të madh me mbishkrimet “Pursuing Peace” (Drejt Paqes) dhe “Alaska 2025”.

Takimi, i cili ka nisur sot, ka në qendër mbarimin e luftës në Ukrainë dhe synon të krijojë bazat për një proces paqeje, ndërkohë që vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar tek ky moment kyç i diplomacisë botërore.

Në sallë kanë qenë të pranishme delegacionet respektive, përfshirë ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe senatorin amerikan Marco Rubio. Ndërsa gazetarët vijonin me pyetjet e tyre, në një moment Putin duket se ka folur me zë të lartë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt njërës prej tyre, raportoi BBC. Ky episod shënoi një nga momentet e para të tensionit në takim.

Ndërkohë, prania e Volodymyr Zelensky mungon në këtë format, duke ngritur pikëpyetje për rolin e Ukrainës në procesin e paqes. Megjithatë, analistët vlerësojnë se samiti synon jo vetëm ndalimin e luftës, por edhe një rivendosje të ekuilibrave ndërkombëtarë, ku SHBA dhe Rusia po testojnë sërish aftësinë për të negociuar mbi një konflikt global.

Ky takim, i konsideruar si më i rëndësishmi mes dy vendeve që prej Luftës së Ftohtë, do të përcaktojë jo vetëm fatin e Ukrainës, por edhe marrëdhëniet e ardhshme mes Washingtonit dhe Moskës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...