14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sammy Miri bosi famëkeq del në gjyq në Gjermani: Pranon trafikimin e kokainës, fajëson një bandë shqiptarësh

Sammy Miri, kreu i klanit famëkeq Miri, ka dalë sot përpara drejtësisë në Gjermani nën masa ekstreme sigurie. 38-vjeçari u shoqërua në gjykatë nga forca të shumta të policisë speciale, ndërsa transporti i tij u krye me mjete të blinduara. Për të shmangur çdo komunikim apo orientim gjatë rrugës, Miri kishte sytë e mbuluar dhe kufje në vesh.

Pranimi i akuzave dhe justifikimi

Gjatë seancës, Miri pranoi se ka shitur kokainë, por pretendoi se e kishte bërë këtë nën presionin e një bande shqiptarësh. Sipas tij, shqiptarët e kishin detyruar të përfshihej në trafik droge, për të shlyer një borxh të vëllait të tij.

Ai deklaroi se banda shqiptare i kishte propozuar të blinte kokainë prej tyre dhe ta shiste, ndërsa fitimet do të shkonin për të mbuluar borxhin e vëllait të tij, i cili aktualisht është i dënuar me 14 vite burg.

Rrezikon një dënim të rëndë

Miri akuzohet për trafik të sasive të mëdha të drogës, një vepër penale që mund t’i kushtojë një dënim të gjatë me burg. Vendimi për të pritet të shpallet në mars të këtij viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...