8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Sara Bodo: “Praktikat për studentët ekselentë janë themelet e një administrate publike të fortë”

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, theksoi sot se praktikat e punës për studentët ekselentë janë një hap i nevojshëm për zhvillimin e administratës publike.

Gjatë aktivitetit të organizuar nga Agjencia, ku morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, Bodo u shpreh se të rinjtë përbëjnë e ardhmja e vendit dhe e administratës publike.

“Kjo praktikë tremujore ka qenë për ju vendosja e themeleve dhe gurëve të parë. Ndërtimi i bazës suaj profesionale dhe njerëzore. Ju nuk keni mësuar vetëm si funksionon administrata publike, por si funksionon përgjegjësia, korrektësia, përkushtimi dhe si ndërtohet besimi,” tha ajo.

Bodo iu drejtua të rinjve duke shtuar se e ardhmja që po ndërtojnë sot nuk do të duket menjëherë, por do të jetë e qëndrueshme:
“Administrata publike është një ndërtesë e madhe që nuk mbahet nga ato mure që duken, por nga themelet e forta që nuk shihen, nga njerëz që punojnë çdo ditë me profesionalizëm dhe integritet,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...

Kujdesi për gojën/ Aloe vera si ndihmë natyrale për mishrat e dhëmbëve

0
Pjesa e gojës është ndër më delikatet dhe më të ndjeshmet për shëndetin e përditshëm, ndërsa problemet me mishrat e dhëmbëve shpesh shoqërohen me...

“Kontrata u vazhdua kundër vullnetit të tij”/ Avokati flet për arrestimin e Gjesti dhe...

0
Artisti Gjesti, fitues i “Big Brother VIP Albania”, është arrestuar nën dyshimet për tri vepra penale: “kanosje”, “asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “mbajtje...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë, por sot kërkohet më shumë maturi. Mos u nxit në vendime emocionale. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te gjërat...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 25 Mars 2026

0
Më 25 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet sërish pranveror, por me një rritje të lehtë të vranësirave krahasuar me ditët paraardhëse. Gjatë ditës priten...