Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen, por edhe debatin publik. Këtë vit, synimet janë akoma më të mëdha, ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.
Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dy nga ish-banorët e këtij edicioni, Sara Gjordeni dhe Bardhi, janë një nga çiftet që jo vetëm e vazhduan lidhjen e tyre jashtë shtëpisë, por edhe tashmë janë në pritje të një fëmije. Lajmin e kanë ndarë në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin, ku gjithashtu Bardhi i propozoi Sarës për martesë.
E së fundmi, Sara i është përgjigjur disa pyetjeve, duke treguar se është 7-javëshe shtatzënë.