32.5 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Sarandë/ Detaje nga babai i të plagosurit 17-vjeçar, kërkon arrestimin e agresorëve

Babai i 17-vjeçarit që mbeti i plagosur një ditë më parë në Sarandë ka dhënë detaje mbi ngjarjen. Sipas tij, djali i tij po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. 17-vjeçari është goditur tri herë me thikë, në stomak dhe në këmbë.

Babai tregon se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij ishte goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Nga frika e kërcënimeve, ai i kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët. Megjithatë, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga agresorët, duke u goditur kësaj here me thikë.

Ai kërkon me ngulm nga policia e Sarandës që të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Hetimet për këtë incident janë duke vazhduar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...