19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sarandë dhe Vlorë – Zbardhen disa raste vjedhjesh, një i arrestuar dhe një tjetër shpallet në kërkim

 

Policia e Vlorës ka vijuar operacionet për goditjen e krimeve ndaj pronës, duke zbardhur disa raste vjedhjesh në Sarandë dhe Vlorë.

🔹 Arrestohet në Sarandë 36-vjeçari Antonio Zilfaj

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan Antonio Zilfaj, 36 vjeç, banues në Ksamil, i shpallur më herët në kërkim për vjedhje me anë të mashtrimit në një karburant dhe i dyshuar për vjedhje në dy subjekte tregtare.

Sipas hetimeve:

• Më 28 shkurt 2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dy subjekte tregtare në Ksamil.

• Më 22 shkurt 2025, në një karburant në fshatin Çlirim, bashkia Finiq, ai u paraqit me një automjet me qira, me targa të mbuluara, furnizoi makinën me naftë dhe u largua pa kryer pagesën.

🔹 Në Vlorë, shpallet në kërkim 37-vjeçari Dritan Bardhi

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë dokumentuan një rast të vjedhjes dhe një tentativë vjedhjeje në dy subjekte tregtare në qytet. Për këto raste, u shpall në kërkim Dritan Bardhi, 37 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar si autor.

• Më 25 shkurt 2025, ai tentoi të hynte me forcë për të vjedhur në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 3”.

• Më 27 shkurt 2025, ai dyshohet se ka vjedhur materiale elektrike në një subjekt tregtar në lagjen “Pavarësia 2”.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale për të dyja rastet iu referuan prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...