2.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Seanca e Vetingut për Kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla

Në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, u zhvillua sot seanca e Vetingut për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, për të cilin KPK kishte vendosur më herët ndërprerjen e procesit. Këtë herë, ishte Komisioneri Publik që kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë për Ballën, dhe tani KPA do të marrë vendimin nëse do të rihapë apo jo procesin për kreun e KLP-së.

Para fillimit të fjalës së avokates mbrojtëse, vetë kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorëve, Alfred Balla, e kundërshtoi kërkesën e Komisionerit, dhe e quajti ankimin “antiligjor dhe të pakuptimtë nga ana ligjore”. “Nuk e di nga është nisur Komisioneri të bëjë ankim, në cilën tavolinë”, tha ai.

Ballës i tërhoqi vëmendjen kryesuesja e trupës gjykuese, Ina Rama, e cila tha se ai nuk mund të shprehte vlerësime personale. Komisioneri Publik kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së ndaj kreut të KLP, Alfred Balla.

Avokatja Etleva Sherifi argumentoi se Alfred Balla nuk mund të jetë subjekt rivlerësimi. “Nuk është shprehur asnjëherë KLGJ se çfarë statusi ka zoti Balla. Edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi një vendim se çfarë statusi ka? Nuk i takon KPK kjo gjë. Referimi i Komisionerit Publik është i pabazuar. Ndalimi kushtetues prej 15 vitesh si marrje vendimi ka në thelb dorëheqjen e subjektit, nuk ke si ndërpret për 15 vjet të drejtën kur unë s’kam dhënë dorëheqjen. Ky ngërç nuk ka ardhur nga zoti Balla por nga organet kushtetuese, kërkojmë të lihet në fuqi vendimi i KPK datë 16 qershor 2023”, shprehet avokatja e kreut të KLP-së.

Sipas avokatës, Ballës i ka mbaruar marrëdhënia e punës në 2017, kështu që ai nuk mund të jetë subjekt, jo me dëshirën e tij, por ai është larguar nga Gjykata e Lartë në atë kohë. Pala mbrojtëse kërkoi përfundimisht të lërë në fuqi vendimin e KPK-së, pra pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Vetingut për Alfred Ballën me argumentin se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit. Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkon që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite të ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gëzon statusin e magjistratit.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

**Faktet dhe Rrethanat për Dosjen e Alfred Ballës:**

– Alfred Balla është emëruar ndihmës ligjor pranë Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë me aktin e emërimit Nr.56, datë 02.04.2012 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

– Gjatë ushtrimit të detyrës, me hyrjen në fuqi të dispozitave ligjore për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësave ligjorë, në cilësinë e ndihmësit ligjorë pranë Gjykatës së Lartë, sipas nenit 179/b, pika 4 të Kushtetutës, Z. Balla ka marrë cilësinë e subjektit të rivlerësimit (ex officio).

– Në zbatim të këtyre dispozitave, Z. Balla ka plotësuar e dorëzuar të gjithë formularët e dokumentacionin e parashikuar nga ligji, brenda afatit ligjor. (Brenda muajit janar 2017 në tre institucione: ILDKPKI, DSIK, KLD)

– Më vonë, pas disa muajsh, me urdhërin Nr.200, datë 31.07.2017 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Balla është liruar nga detyra, për shkak të mbarimit të mandatit të Gjyqtarit pranë të cilit ai ushtronte detyrën. Sipas këtij urdhri, marrëdhëniet financiare kanë përfunduar më datë 15.09.2017.

– Pas përfundimit të marëdhënieve të punës, më datën 30.11.2017, Z. Balla ka aplikuar në pozicionin kushtetues të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga radhët e shoqërisë civile, për shkak të angazhimeve që ai ka pasur në këtë fushë.

– Pas verifikimit nga ana e Avokatit të Popullit, Komisionit të Shoqërisë Civile, Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Komisionit e Nën Komisionit të Ligjeve pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe pasi ka rezultuar në plotësim të kushteve ligjore e kritereve profesionale dhe morale, Z. Balla, sipas ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në muajin Shkurt të vitit 2018, me vendimin Nr.19/2018 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e juristëve jomagjistratë që vinin nga shoqëria civile.

– Më datë 22.06.2018, pas zgjedhjes si anëtar i KLP-së, Z. Balla i ka paraqitur KPK-së, kërkesë për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim përfundimtar, për shkak se, procesi ndaj tij nuk mund të vazhdonte.

– Në datën 19.12.2018 është konstituuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ka filluar punën, duke filluar kështu edhe marrëdhëniet financiare për Z. Balla, i cili ndërkohë vazhdonte i papunësuar që nga muaji shtator i vitit 2017 (pasi nuk mund të ushtronte dot as detyrën e avokatit sepse mund të ishte në kusht

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT