16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Sekuestrohen 280 kg drogë e hyrë nga Shqipëria, nga Policia e Malit të Zi/ Lihet në burg drejtuesi i kamionit

Një sasi prej 280 kg drogë e llojit marijuanë u sekuestrua nga Policia e Malit të Zi në terminalin doganor në Podgoricë. Sasia e madhe e drogës kishte hyrë nga Shqipëria nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda një kamioni cisternë, i drejtuar nga një shtetas boshnjak me iniciale M. M. Mediat malazeze bëjnë me dije se droga kishte si destinacion pikërisht Bosnje-Hercegovinën. “Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar.

Më pas, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnjë e Hercegovinë, ishte fshehur lënda narkotike. Afërsisht një e pesta e cisternës kishte një hapësirë të veçantë për kontrabandën e drogës. Sipas gjetjeve të para, ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar Policisë për veprime të mëtejshme”, tha Siniša Raièeviæ, drejtor i zyrës Doganore të Podgoricës.

Mediat vendase bëjnë me dije gjithashtu se droga ishte fshehur në pjesën e përparme të kamionit cisternë, siç edhe shihet në foto, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 54 pako të mbështjella me letra alumini dhe më pas me letër natriban.

Drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë u arrestua nga Policia malazeze me urdhër të prokurorit shtetëror të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, nën dy shimin se kishte kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve. Ende nuk dihet se ku është blera sasia e lëndës narkotike dhe nëse bëhet fjalë për trafik të organizuar të kësaj droge në drejtim të Malit të Zi dhe më pas në Evropë nga ana e grupeve kriminale që veprojnë në vendin tonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...