8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Sëmundja ‘Duar-Këmbë-Gojë’ në Shqipëri/ Mjeku Tritan Kalo: “Ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët, përhapet nga…

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo thotë se prej disa javësh, në vend po qarkullon sëmundja e njohur si “Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD)” e cila ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët por edhe të rritur.

Sipas mjekut, smëundja përhapet mes njerëzve dhe më së shumti tre ditët e para të shfaqjes së saj.

Sëmundja jep shënja të përgjithshme si për çdo infeksion dhe nuk ka një mjekim specifik për të.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

Kohë kovidiane…22.11.2021…Sëmundjet ekzantematike janë jo të rralla në këtë stinë të vitit…U bënë disa javë që Sëmundja Duar-Këmbë-Gojë (SDKG/HFMD) ka prekur shumë individë në mbarë vendin, kryesisht fëmijët POR të mos harojmë se SDKG është një sëmundje, e cila prek edhe të rriturit….Shkaktari më i shpeshtë është Coxsackivirus A 16, dhe më rrallë Enterovirus 71….Përhapet nga kontaktet direkte me personin e sëmurë, mqse virusi gjindet në lezionet kutane, të gojës si dhe eleminohet me feçet e tyre….Edhe uji i infektuar me këto viruse është njëkohësisht përhapës i infeksionit….Personat e infektuar janë përhapës të tij në tre ditët e para të sëmundjes, POR edhe gjatë tërë javës së parë të shfaqjes së saj….Transmetohet vetëm midis njerëzve….PAS kalimit të sëmundjes virusi mundet të jetë i pranishëm në rrugët e sipërme të frymëmarjes edhe për tre javë, si edhe në tubin tretës për dy deri në tetë javë….Periudha pa shënja/e inkubacionit varion nga një deri në tre ditë pas kontaktit me një person të sëmurë, të cilët kanë shënja të përgjithshme si për çdo infeksion: temperaturë (37.5-39 gradë celcius), ulje të oreksit dhe këputshmëri, të cilat 2-3 ditë më pas vijohen nga shënjat karakteristike të sëmundjes, rashin (njollat e kuqe) 2-3-5 mm, që më pas evoluojnë shpesh në fshikëza të vogla në duar, këmbë dhe gojë.
Fshikëzat e gojës shoqërohen shpesh me dhimbje fyti e vështirësi në gëlltitje, çka i rrezikojnë sidomos fëmijët nga dehidrimi….Sëmundja përgjithsisht zgjat nga 7 – 10 ditë…. Nuk ka asnjë mjekim specifik ose Vaksinë për parandalimin e saj….Kujdes i kushtohet dhënies së Paracetamolit dhe antipiretikëve të tjerë, Rehidrimit si dhe Ushqimit sa më të lëngshëm, sidomos kur i sëmuri ka lezione në gojë…Shpesh SDKG/HFMD i paraprin dëmtimeve në thonj të njohura si Onychomadesis….Together forever!!!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...