11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Serbi: Hiqen barrikadat, protestat antiqeveritare përshkallëzojnë presionin ndaj Vuçiqit

Beograd, 30 qershor – Pas disa orësh përballjeje me forcat e rendit dhe bllokadash në qendra të rëndësishme urbane, Serbia ka nisur të rikthehet gradualisht në normalitet, ndërsa protestuesit antiqeveritarë kanë filluar të heqin barrikadat dhe të lirojnë rrugët në Beograd dhe qytete të tjera të vendit.

Tensionet u rritën ndjeshëm në orët e para të së dielës, kur mijëra qytetarë, të udhëhequr nga studentë, dolën në rrugë për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së 28 qershorit në kryeqytet. Protestuesit bllokuan urën Gazela mbi lumin Sava, si dhe ngritën barrikada metalike dhe koshë mbeturinash në mbi 30 pika në Beograd, sipas një platforme të ngritur nga organizatorët.

Në Novi Sad, qyteti ku tetë muaj më parë nisi vala e protestave antiqeveritare, demonstruesit rrethuan selinë e Partisë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, duke qëlluar ndërtesën me vezë në shenjë revolte.

Sipas organizatorëve, protesta të ngjashme janë mbajtur në të paktën 22 qytete të tjera të Serbisë, duke sinjalizuar një shtrirje kombëtare të pakënaqësisë ndaj qeverisë aktuale. Shkak për përshkallëzimin u bë arrestimi i pjesëmarrësve në tubimin masiv të së premtes, ndërsa vetë Vuçiq paralajmëroi se “do të ketë më shumë arrestime”, duke e ashpërsuar më tej klimën politike në vend.

Zërat e protestës po rriten. “Ata duhet të lirojnë të ndaluarit. Është e shëmtuar se si Qeveria trajton të rinjtë. Ne duam të jetojmë në një shtet të lirë,” tha Gordana Atalanc për Radion Evropa e Lirë. Në të njëjtën linjë, Millan Antonijeviq kërkoi që autoritetet të arrestojnë ata që me të vërtetë janë përgjegjës për dhunën, duke shtuar se “mbrëmë u rrahën njerëz të pafajshëm, vetëm pse ishin në rrugë”.

Protestat, të cilat fillimisht nisën si reagim ndaj zgjedhjeve të kontestuara dhe mungesës së transparencës institucionale, po shndërrohen në një valë të gjerë pakënaqësie ndaj modelit të qeverisjes së Vuçiqit, të cilin kritikët e akuzojnë për autoritarizëm dhe kapje të shtetit.

Në një aksion të organizuar nga banorët e komunës Vozdovac, qindra protestues bllokuan nyjën kryesore të komunikacionit në Autokomanda. “Jam këtu për të vazhduar luftën për një shtet ligjor,” tha Sanja, studente në Fakultetin Juridik të Beogradit.

Ndërsa barrikadat po largohen dhe qarkullimi po rifillon, tensioni politik në Serbi mbetet i lartë, dhe sytë janë tashmë të kthyer drejt reagimit të radhës nga pushteti dhe organizatorët e protestave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...