12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme, mungon vetëm data pasi opozita kërkon dorëheqjen e Vuçiç

Aleksander Vuçiç u ndal shkurtimisht tek çështja e Kosovës, dhe më shumë tek kriza e brendshme politike.

Në krah të kryeministres Ana Bërnabiç, ai njoftoi së nga datat 9 deri në 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët e Kosovës, teksa tensionet në veri vazhdojnë.

Vuçiç, falenderoi serbët në Veri që siç tha, po luftojnë për të drejtat e tyre.

“Dua t’i falënderoj ata që po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme. Është e rëndësishme që të mbahet paqja dhe të bisedohet me të gjithë. ”

Njoftimi i Vuçiç për bisedime me serbët në Kosovë, vjen pas vizitës së të dërguarve të posaçëm të SHBA dhe BE, Escobar dhe Lajçak, të cilët i kërkuan presidentit serb të ndikojë tek ky komunitet për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e reja që mund të mbahen në Veri.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, por serbët kanë vendosur si kusht për pjesëmarrjen, tërheqjen e policisë së Kosovës dhe krijimin e asociacionit. Konferenca e përbashkët me Brnabiç u mbajt në mesin e një proteste antiqeveritare që kanë përshirë Serbinë, pas sulmeve masive me armë zjarri.

Kryeministrja tha se është e gatshme të japë dorëheqjen. Sakaq, Vuçiç deklaroi se është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se pyetja e vetme është se kur do të mbahen ato.

Protestuesit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe heqjen e licencave të transmetimit për rrjetet televizive të cilat, thonë ata, promovojnë dhunën dhe lavdërojnë figurat e krimit.

Një protestë e re është planifikuar për të premten, në atë që po bëhet një sfidë gjithnjë e më serioze për presidentin Vuçiç, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune...

Berisha thirrje për “kryengritje paqësore” kundër Ramës: Opozita të mobilizohet

0
Në mbledhjen e Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë, kryetari i saj Sali Berisha bëri thirrje për “kryengritje paqësore të shqiptarëve deri në përmbysjen”...

Çmimi i naftës kalon 105 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin...

0
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rritje të fortë, duke kaluar mbi 105 dollarë për fuçi, ndërsa konflikti në Lindja e...

Bruno Fernandes arrin shifrën historike me Manchester United

0
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ishte protagonist në fitoren ndaj Aston Villa, duke krijuar dy golat e parë të skuadrës së tij. Mesfushori portugez...

Vrasja në Gjakovë, viktima xhaxhai i ish-finalistes së BBVK, Elijona Binakaj

0
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, rezulton të jetë xhaxhai i ish-finalistes së Big...