25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Policia e Shkodrës kontrolle me dronë çojnë në zbulimin e 510 fidanëve dhe 2760 bimëve kanabis në zonat e thella malore

Ka përfunduar sot faza e pestë e megaoperacionit ‘Aple të pastra’ nga policia e Shkodrës, ku janë asgjësuar 510 fidanë dhe 2760 bimë kanabisi.

Në vijim të megaoperacionit “Alpe të Pastra” shpallet në kërkim Age Martinaj.

Më herët është bërë i mundur asgjësimi i mijërave bimë e fidanë, teksa operacioni vazhdon.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Përfundon faza e pestë e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga Komisariati i Policisë Shkodër.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 40 forca policore dhe u përdorën 3 dronë, për kontrollin e territorit malor të disa fshatrave.

Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u asgjësuan në total 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 2 ditëve të fundit, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e pestë të megaoperacionit “Alpe të pastra”.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë.

Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...