14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Sesioni i ri parlamentar nis me debate të ashpra, deputetët e Berishës kundërshtojnë vendimin e përjashtimit nga grupi parlamentar

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me debate të ashpra mes deputetëve mbështetës të ish-kryeministrit Berisha dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për shkak të bërjes së saj publike të vendimit të Partisë Demokratike për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar.

Depueti Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi i kërkuan kryetares së Kuvendit që të mos ta njohë vendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por të njohë dokumentete e dorëzuara nga Komisioni i Rithemelimit.

Pjesë nga debati:

Tritan Shehu: Po fillojmë keq, po fillojmë me dokumenta që nuk janë reale, që janë nul. Ju zonja kryetare jeni në dijeni të zhvillimeve në Partinë Demokratike.

Mos paraqesni dokumenta që nuk i përshtaten realitetit dhe kërkojnë të bëjnë veprime staliniste. Ju bëj thirrje të mos bëheni mbështetëse e dokumenteve që shkelin rregulloren e Kuvendit. Përapra se ta bënit do të duhet të shikonin dhe kontrollonit të gjitha dokumente që kanë ardhur. Ato skanë asnjë vlerë, le t’i quajmë nul dhe të ecim përpara.

Lindita Nikolla: Unë nuk interpretoj vendimarrjet e partive politike, por përcjell vendimet e marra nga grupi parlamentar.

Oerd Bylikbashi: Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar. Deputetët formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ku kuvend nuk e ndryshon dot. E vetmja mundësi që jep rregullorja kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi, askush nuk është larguar. Ju keni bërë vetëm një njoftim, njoftim i paligjshëm, personat që e kanë sjellë nuk kanë asnjë funksionon. Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur me PD, jemi deputetë të PD. Ju ftoj si kryetare e Kuvendit dhe maxhorancën dhe kolegët e mi, qe ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cenon përfaqësimin

Flamur Noka: Zonja Kryetare u informova nga kolegët për një farsë që ju sapo komunikuat. E kuptoj që ju jeni e pafajshme në këtë gjë pasi jeni e urdhëruar të trajtoni me dashuri të veçantë një shoqatë të tillë. I duhet kreut të regjimit një shoqatë e bravave, pasi mendoni të fusini në thes opozitën dhe të shuani pluralizmin. Duhet ta dini se deputetët nuk janë peng, pavarësisht se ju keni marrë peng kreun e bravave. Deputetëve nuk mund tu përcaktoj përkatësinë politike, askush veç atyre që i kanë zgjedhur.

Lindita Nikolla: Ju bëj me dije se po kam marrë dijeni shkresën që ju keni cituar. Por rregullorja më përcakton qartësisht veprimet e mia. Bëra atë që rregullorja më thotë, përcolla atë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike më ka përcjellë.

Nuk ju përjashton kryetarja e Parlamentit nga grupi, por grupi parlamentar vendimin e të cilit e përcolla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...