27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Kush nuk falenderon njerëzit nuk falenderon zotin”/ Rama në konferencën me Erdogan: “Lajmi i mirë është se…

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe shtetin turk për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë në rastin e tërmetit. Teksa tha se falënderimet nuk janë kurrë të mjaftueshme në këtë rast, ai citoi dhe Profetin Muhamed.

Rama e nisi fjalën e tij me shprehjen e profetit Muhamed, “se kush nuk falenderon njerëzit nuk falenderon zotin.”

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe patjetër është dhe një ditë e bukur siç është në fakt çdo ditë kur hapim dyert për të pritur miqtë nga vendi juaj dhe po ashtu sot është një ditë shumë e veçantë sepse kemi qenë së bashku në kurorëzimi ne një përpjekje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore, dashamirëse për të mbështetur rilindjen e një komuniteti, aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpi.

Dua ta falënderoj presidentin që u gjend pranë nesh qysh sekondën e parë pas goditjes së parë pas tërmetit, që u angazhuar publikisht i pari dhe me një angazhim shumë konkret dhe që e mbajti fjalën, por kjo e fundit nuk përbën lajm kur është fjala për Erdogan sepse atë që thotë ai e bën. Patjetër do falënderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme bujare dhe jo të lehtë. Mbase ndokush mund të mendojë se po teproj me falënderime, por siç thotë Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të, kush nuk i falënderon njerëzit nuk ka falënderuar Zotin. Dhe për këtë vepër falënderimet nuk janë kurrë të mjaftueshme.

Në takimin e Ankarasë unë nuk e vura bastin për spitalin e Fierit, sepse do e kisha humbur, edhe Presidenti nuk vë baste sa jam unë në dijeni, e ndjek futbollin pa baste.

Sot askujt nuk i duket e pamundur, përsa kohe në kemi mbështetjen e Presidentit Erdogan. Nuk dua të zgjatem sepse axhenda kërkon që Presidenti ti drejtohet Parlamentit.

Lajmi i mirë është se tanimë ashtu sikundër u diskutua një vit më parë është realitet futja e gjuhës shqipe si gjuhë me përzgjedhje në gjithë arsimin turk. Është realitet projekti i monitorimit të rrugëve të Shqipërisë me kamera inteligjent, e falë asistencës së dhënë nga pala turke dhe kujdesit të presidentit Erdogan për këtë projekt.

Jemi duke bashkëpunuar për të rritur kapacitetet e inteligjencës në fushën e të ardhurave doganore dhe tatimore dhe patjetër do të bëjmë çmos për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike, për të rritur volumin tregtar dhe për të rritur marrëdhëniet në fushën e turizmit. Nuk jemi xhelozë për fqinjët, por numri i turistëve nga Turqia nuk përputhet me nivelin e dashurisë mes dy vendeve”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...