16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

SHBA dënon veprimet agresive të serbëve në veri: Përgjegjësit duhet të japin llogari

Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se mbrëmë një patrullë e vëzhguesve të EULEX-it është sulmuar me një shok-bombë në afërsi të Rudarit në veri të Kosovës.

E ndaj këtij sulmi gjatë ditës së diele ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se sulmet e tilla si ndaj Policisë së Kosovës si ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme.

Duke shtuar që përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...