7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

SHBA dhe BE kundër vendimeve të Dodikut: Kërcënim për stabilitetin e Bosnjës

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar ashpër vendimet e fundit të autoriteteve në Republikën Sërpska, duke i cilësuar si kërcënim për stabilitetin dhe rendin kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës.

Presidenti i këtij entiteti, Millorad Dodik, ka dekretuar ligje të reja, të cilat ndalojnë veprimtarinë e institucioneve shtetërore si Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjës, Agjencia Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje, si dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial.

Ambasada amerikane në Sarajevë e quajti këtë një “provokim të qëllimshëm” dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bosnjës dhe objektivat strategjike të SHBA-së. Uashingtoni i bëri thirrje udhëheqësve politikë të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të respektojnë rendin kushtetues.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian paralajmëroi se këto veprime bien ndesh me angazhimin e Bosnjës për integrim në BE. Brukseli kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave, si dhe ndalimin e presionit politik ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Këto zhvillime ndodhin pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Bosnjës për dënimin e Dodikut me një vit burg dhe ndalimin e tij nga funksionet publike për gjashtë vjet, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...