14.5 C
Tiranë
Friday, January 23, 2026
spot_img

SHBA, disa gorilla infektohen me Covid-19

Disa gorilla në Kopshtin zoologjik në Atlanta, kryeqyteti i shtetit Georgia në SHBA-së janë infektuar me koronavirus (COVID-19).

Në një deklaratë nga Kopshti zoologjik në Atlanta thuhet se tek një tufë e gorillave janë vërejtur simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe mungesë oreksi.

Mostrat e gojës, hundës dhe jashtëqitjes që u morën nga gorillat e species “Gorilla e ultësirave të Afrikës Perëndimore” u dërguan në laboratorin e Universitetit Georgia.

“Rezultatet e testeve dolën pozitive”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se po priten rezultatet e mostrave të marra dhe ato të shputës të cilat janë dërguar edhe në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare në rajonin Lowa.

Në deklaratë nuk jepet informacion lidhur me numrin e gorillave të prekura me COVID-19 ndërkohë që theksohet se ka filluar të merren mostra edhe nga gorillat e tjera në Kopshtin zoologjik ku ndodhen 20 gorilla në 4 tufa.

Në shtypin amerikan thuhet se sëmundja ka prekur 13 gorilla.

Gjithashtu edhe në muajin janar me COVID-19 u diagnostikuan 2 gorilla në Kopshtin zoologjik në qytetin San Diego të Kalifornisë.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“I shpëtoi prangave në agim” – trafikanti shqiptar i drogës zhduket gjatë operacionit ndërkombëtar

0
Ervin Dakoli, 47 vjeç, shqiptar i konsideruar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Bolonjës si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në...

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha për probleme në pasuri

0
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit...

“GJKKO nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër” – Kryeministria reagon për rastin...

0
Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka paraqitur qëndrimin zyrtar të qeverisë në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ministres Belinda Balluku, duke theksuar se...

Balla: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, moment historik për Shqipërinë

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si historike ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump për përfshirjen e...

“Urgjenca është të zhurmohet Balluku” – Bardhi akuzon PS-në për shkelje të ligjit në...

0
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka paraqitur kërkesë për procedurë të përshpejtuar lidhur me projektligjin që synon përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes,...