4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

SHBA mbështet SPAK-un dhe kërkon riaplikimin e Prokurorëve pas mbarimit të mandatit

Në ceremoninë e shënimit të pesë vjetorit të Struktures së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, diplomatët e lartë amerikanë shprehën mbështetje të fortë për këtë institucion dhe theksuan rëndësinë e vazhdimësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof, mori pjesë në ngjarjen në Tiranë dhe e cilësoi SPAK-un si “institucionin publik më të besueshëm në Shqipëri”, duke nënvizuar se është “përpjekja më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare”.

Kasanof bëri thirrje që pas përfundimit të mandatit nëntëvjeçar të prokurorëve të SPAK-ut, t’u mundësohet riaplikimi për të shërbyer përsëri, për të siguruar që lufta ndaj krimit dhe korrupsionit të vazhdojë pa ndërprerje. Ai shtoi se mosrealizimi i këtij ndryshimi mund të dëmtojë përpjekjet dhe të humbasë profesionistët më të aftë në këtë fushë.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, i shpallur kampion i luftës kundër korrupsionit nga SHBA-të, kërkoi nga institucionet shqiptare mundësinë e riaplikimit të prokurorëve të posaçëm për një mandat tjetër. Ai e theksoi se, për të mundësuar këtë, janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, pasi Kushtetuta aktuale parashikon një mandat të vetëm nëntëvjeçar pa mundësi rizgjedhjeje.

Kasanof theksoi se pavarësia e SPAK-ut është e rëndësishme, por se lufta kundër korrupsionit kërkon një angazhim të përbashkët nga të gjitha institucionet. Ai nënvizoi se arrestimet dhe dënimet që ka realizuar SPAK-u kanë shpërfaqur të paprekshmit dhe kanë treguar se askush nuk është mbi ligjin.

Arrestimet, procedimet penale dhe dënimet tuaja të jashtëzakonshme sikurse i keni parë këtu nga zoti Dumani, bënë që ata që dikur ishin të paprekshëm, të flasin shumë.
Puna juaj frymëzon besimin se prova do të ndiqet brenda kornizës së ligjit pavarësisht se ku, pavarësisht se drejt kujt çojnë hetimet. Asnjë nuk është mbi ligjin”, tha zoti Kasanof.

Reformat në drejtësi dhe rezultatet e SPAK-ut janë, sipas Kasanof, thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...