18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

SHBA, Shqiptari po i arratisej policisë përplas për vdekje një 36-vjeçare, shpallet në kërkim

Një aksident tragjik ka ndodhur në Astoria, SHBA, ku një shqiptar ka shkaktuar vdekjen e një gruaje 36-vjeçare. Policia ka shpallur në kërkim 53-vjeçarin Bekim Fiseku, i cili akuzohet për përplasjen me kamion të 36-vjeçares, Amanda Servedio, më 21 tetor. Aksidenti ndodhi rreth orës 11 të mbrëmjes, dy blloqe larg shtëpisë së viktimës, kur Fiseku përplasi Servedion që po udhëtonte me biçikletë, duke e larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve, Fiseku është gjithashtu i dyshuar për grabitje dhe dyshohet se po i arratisej policisë në momentin e aksidentit. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se mjeti tip “Dodge Ram” përplasi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e shtyrë atë nga biçikleta dhe përplasur me një BMW të parkuar.

Servedio u dërgua menjëherë në spitalin Elmhurst, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia nisi ndjekjen e kamionit, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas aksidentit fatal, kamioni u gjet i braktisur pranë Neëtoën Road dhe 47th Street. Policia ka nisur hetimet dhe po e kërkon Fisekun, i cili është shpallur në kërkim për këtë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...