10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

‘Shefi i Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’, Ristani reagon për e-albanian

Arben Ristani, anëtar i Kryesisë së PD, e ka cilësuar si një skenar hollivudian, atë të hackerimit të faqeve zyrtare të institucioneve shqiptare që ofronin shërbimin online për qytetarët.

“Rënia e “E-Albania”, ndonëse Rama kontraktoi kompani amerikane për sigurinë kibernetike, patronazhistët mbeten në shërbimin e plotë të qeverisë”, shprehet Ristani në një deklaratë nga selia e PD.

Ristani tha se me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë.

“Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve.

Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar.

Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me ra rradhë.

Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta.

Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë.

Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.

Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhe fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’”, tha Ristani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...