11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shefi i Zjarrfikësve në Tiranë, tregon detaje se si mund te kete nisur zjarri në qendrën tregtare “Metropol”

Shkëlqim Goxhaj, shefi i Zjarrfikësve në Tiranë, duke folur në një lidhje Skype për “Studio Live” në Report TV, ofroi detaje rreth zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Sipas tij, dyshohet se zjarri mund të ketë shpërthyer nga mbingarkesa e pajisjeve, veçanërisht mbinxehja e kutisë elektrike brenda qendrës tregtare.

Goxhaj njoftoi se nga Tirana janë dërguar 4 automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës, të cilët do të përdorin aspiratorë për të pastruar tymën. Ai theksoi se situata më problematike është për shkak të tymit, dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shefi i Zjarrfikësve i dha këshilla qytetarëve që dyshohet të jenë ende brenda apartamenteve të tyre, duke sugjeruar që ata të mos lëvizin dhe të presin ekipet zjarrfikëse. Goxhaj shtoi se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë dritat e mbyllura dhe të mos hapin derën kryesore, por të vendosin rroba të lagura poshtë derës për të parandaluar hyrjen e tymit në brendësi të banesave. Të gjithë qytetarët që janë në katet e sipërme të pallatit u këshillua të dalin në tarracë dhe të presin ekipet zjarrfikëse.


Në këto momente nuk mund të quhet shkëndojë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e kutisë elektrike
Po punohet me fikjen e zjarrit. Situata më problematike është si pasojë e tymit. Duhet kujdes me evakuimin e qytetarëve, mos të lëvizin nga apartamentet e tyre por të presin ekipet. Kemi edhe aspiratorë që do ndihmojnë në pastrimin e tymit dhe situatnë do ta përmirësojmë. Këshilla është që në objekte të tilla asnjëherë nuk duhet hapur dera kryesore por të vendosin rroba të lagura poshtë derës në mënyrë që tymi mos të futet në brendësi të banesave. Ata që janë në katet e sipërme të pallatit duhet të dalin në tarracë dhe të qëndrojnë aty derisa të vijnë forcat zjarrfikëse”- shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...