24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zjarri në qendrën tregtare “Metropol/ Balla: ‘ Rreziku nuk ka përfunduar , problem është..’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një koment për mediat lidhur me zjarrin që ka shpërthyer në qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12 katësh. Balla ka falënderuar forcat e zjarrfikësve dhe forcat speciale RENEA për koordinimin dhe ndërhyrjen efikase.

Në deklaratën e tij, ministri theksoi se rreziku ende nuk ka kaluar, pasi ka ende disa vatra të vogla zjarri në godinë. Problemi kryesor aktual është temperatura e lartë e godinës ku po punohet, e cila është rezultat i zjarrit në katin e tretë.

Ministri Balla informoi se një numër i konsiderueshëm i persona janë evakuuar nga godina, por ka theksuar se rreziku vazhdon të ekzistojë për shkak të zjarreve të mbetura në disa pjesë të ndërtesës. Ai përmendi se forcat zjarrfikëse dhe RENEA janë ende në terren për të luftuar me zjarrin dhe për të siguruar zonën.

Gjithashtu, ministri shprehu kënaqësinë për koordinimin e mirë mes forrave të ndryshme dhe shfaqën shprehjen e falënderimit për punën e tyre të palodhur në këto kushte të vështira.

Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës. Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin e tretë”- tha Balla ndër të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...