14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Sheila Haxhiraj me dedikim prekës për vëllanë e saj të ndjerë

Në ditëlindjen e saj të 31-të, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike më 15 tetor të këtij viti. Në një dedikim të ndjerë të shoqëruar me një këngë që përmban vargje prekëse, Sheila ka treguar plagën që kjo humbje ka lënë në zemrën e saj dhe të familjes.

Në pjesë nga kënga, Sheila shprehet:
O engjëlli im je drita në errësirë, ta dish sa malli më ka marrë nuk po të them dot lamtumirë. Çdo ditë mami të kërkon se zemrën ia ke ti, babi qan me foton a po më vjen djali në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e Henrit, në zonën e “Qytetit Studenti” në Tiranë. 36-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Sheila ka ndarë publikisht dhimbjen për vëllain e saj, duke theksuar boshllëkun dhe mallin që ai ka lënë pas. Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të jenë më të ndjeshëm dhe të ofrojnë mbështetje për ata që përballen me sfida të shëndetit mendor.

Ikja e papritur e Henrit ka tronditur jo vetëm Sheilën, por edhe të gjithë ata që e njohën, duke lënë një boshllëk të thellë në familjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...