11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shembjet në Valbonë: banorët në lot, “As serbi nuk na e bënte këtë!”

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe sot në Valbonë, ku fadromat dhe forcat e policisë kanë shembur disa bujtina të ndërtuara prej druri nga banorët vendas. Godinat, të ngritura këtë vit, përbënin sipas tyre të vetmen mundësi mbijetese në një zonë të izoluar.

Mes pluhurit dhe punonjësve të IKMT-së, një çift i moshuarish shpërtheu në lot e akuza të forta. “As serbi nuk na e bënte këtë! Jemi në tokën tonë, në shtëpinë tonë! Është gjynah, shqiptari shqiptarit nuk ja bën këtë! Ky është gazep!”, tha i moshuari, duke parë bujtinën e tij tre-dhomëshe që po shembej.

Ai tregoi se ndërtimin e kishin bërë me para borxh dhe se kjo ishte e vetmja pasuri që i siguronte bukën e gojës. “Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha: ‘Ju ecët mbarë’. Sot, na shembin gjithçka! Më mirë të na kishin pushkatuar!”, u shpreh ai me revoltë.

Edhe bashkëshortja e tij nuk i fshehu lotët: “Këto shtëpi pa na vra nuk shemben. Janë të thjeshta, punojmë për një copë bukë. E bëmë këtë vit me shumë mundim, e sot jemi pa mëshirë.”

Banorët theksojnë se bujtinat e tyre janë prej druri, pa ndikim në mjedis dhe shërbenin vetëm për turizëm familjar, ndërsa qeveria i konsideron ndërtime të paligjshme.

“30 vite ja kam dhënë votën Ramës, e sot më pushkatoi! Nuk e prisja këtë, nga vet shqiptarët!”, përfundoi i moshuari i dëshpëruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...