28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Skandal në rrjet: Dhjetë faqe të reja shpërndajnë pamje intime nga kamerat e sigurisë në Itali

Dhoma gjumi, banjo, zyra mjekësh e deri tek hapësira më intime të shtëpive janë kthyer sërish në pre të një biznesi të paligjshëm që gjeneron miliona dollarë. Pas zbulimeve të javës së kaluar, kompania e sigurisë kibernetike Yarix ka identifikuar edhe dhjetë faqe të tjera interneti, të gjitha me domene të huaja, që transmetojnë pamje të vjedhura nga kamerat e mbikëqyrjes.

Faqet janë raportuar në Policinë Postare të Venecias dhe tek autoritetet gjyqësore, të cilat kanë nisur një hetim të zgjeruar mbi shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjes. Ndërkohë, videot e marra nga kamerat në Itali janë hequr, por faqet mbeten ende aktive.

“Faqet e zbuluara përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të një universi shumë më të madh dhe më të fshehur,” – shpjegoi për La Tribuna di Treviso Diego Marson, Drejtor Teknik në Yarix. Sipas tij, pas motorëve të kërkimit ekziston një rrjet paralel platformash të padukshme, të cilat funksionojnë përmes adresave të paindeksuara ose shpërndahen në biseda të mbyllura në aplikacione mesazhesh.

Videot, pasi publikohen, nuk zhduken më: “Mjafton që dikush t’i shkarkojë dhe t’i rishpërndajë, dhe zinxhiri i ndarjes bëhet i pamundur për t’u ndalur,” shton Marson.

Modeli i biznesit është i ngjashëm me rastin e mëparshëm: përdoruesit joshën me klipe falas, më pas u ofrohet blerja e aksesit në kamerat live, duke marrë praktikisht kontroll mbi to. Tarifat variojnë nga 20 deri në 600 dollarë, në varësi të popullaritetit, ndërsa disa video arrijnë deri në 20,000 shikime.

Transaksionet kryhen përmes Telegram dhe paguhen me kriptovaluta, gjë që e vështirëson identifikimin e organizatorëve. Rasti ka nxjerrë edhe një herë në pah cenueshmërinë e privatësisë së atyre që instalojnë kamera sigurie në shtëpi apo në punë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...