6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

‘Shëndeti është bekimi më i madh që kemi’, Vajza e komentatorit sportiv fiton luftën me tumorin

Titulli: “Luna Methasani: Fitore në Betenë me Tumorin dhe Mesazh Shprese për të Gjithë” Renditja e tekstit:

Luna Methasani, vajza e komentatorit sportiv Defrim Methasani, ka kaluar suksesësh betejën me tumorin.

Në një postim të ndjerë në Facebook, Luna ndan çastet e vështira të luftës së saj, ndërsa ofron mesazhe të fuqishme për të gjithë ata që përballen me sëmundje të rënda.

Luna, e cila ka përjetuar një betejë prej një viti me kancerin, shkruan se kjo përvojë i mësoi se jeta është shumë e shkurtër për të pritur për gjëra të bukura të ndodhin në të ardhmen.

Ajo thekson se shoqëria ka harruar se si të vlerësojë momentet e bukura të jetës, duke u kapur në stresin e jetës së përditshme dhe në përdorimin e tepërt të teknologjisë. Në mesazhin e saj, Luna inkurajon të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të mos humbasin kurrë shpresën dhe të mbështeten tek fuqia e tyre personale dhe besimi në Zot.
Ajo shpreh falënderim për mbështetjen morale dhe financiare që ka marrë gjatë kësaj periudhe, duke e konsideruar atë si një mjet për të forcuar veten për të filluar një jetë të re.

Ti je e fortë Luna!
Kjo ishte fraza që kam dëgjuar më shumë vitin e fundit, aq shume sa më duket se është më e dëgjuara në të gjithë jetën time, nga të njohur e të panjohur që u solidarizuan me mua në luftën me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e dëgjoja, sepse përtej luftës psikologjike me veten, unë duhet të buzëqeshja dhe tregohesha e fortë për familjen time edhe kur nuk ndihesha e tillë, e t’i siguroja ato se ajo sëmundje e egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterrë, mua s’do të më mundte dot! Kisha dëgjuar plot raste suksesi që më bënin të ndihesha optimiste edhe pse e dija që fati është i paracaktuar… por më dhembte zemra për të gjithë ata që e humbën këtë luftë, apo diagnostikoheshin si raste të reja paralelisht me mua! I kuptoja plotësisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen që pllakosej në sytë e tyre që kërkonin pafajësisht një rreze shprese për jetën!
Kam preferuar ta kaloj në heshtje dhe në qetësinë time këtë situate aspak të zakonshme e plot me siklete. Por s’mund të jem indiferente ndaj qindra mesazheve që kam marr unë dhe familja ime apo lutjeve që keni bërë për mua, ju jam thellësisht mirënjohëse. Çdo lutje e përzemërt, çdo ndihmë e juaja morale dhe financiare nga miqtë e farefisi, ka qenë një gur i rëndësishëm në themelin e fortë që ndërtova për një fillim te ri!
1 vit betejë e shoqëruar me qindra pacientë në pavijonin e onko-hematologjisë, më mësoi që jeta është shume e shkurtër për t’i lënë gjërat nesër dhe se ne njerëzit, e ngarkojmë veten apo ushqejmë shqetësime të kota në kokën tonë, edhe për ato gjëra që nuk i kemi aspak në dorë, apo s’do të ndodhin ndonjëherë. Shëndeti është bekimi më i madh që kemi, e vetëm kur na mungon, ia kuptojmë vlerën! Duke nxituar pas punës, streseve që na ngarkon shoqëria ku jetojmë, monotonisë që na mbyt e kërkojmë të arratisemi pas ekranit të smartphone, ne kemi harruar të jetojmë, të ecim zbathur në natyrë, të ndjekim një pasion të hershëm, të provojmë një sport të ri apo të bëjmë diçka për veten tonë!
Fale Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dore ne, duke e shijuar e duke i buzëqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam! Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë të njëjtën situatë, mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...