27.5 C
Tiranë
Saturday, August 15, 2026

Konstituohet grupi i dialogut për ligjet e nevojshme për rrugëtimin në BE

Sot do të konstituohet grupi i dialogut mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për trajtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash, 3/5, si dhe për ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Mbledhja me dyer të mbyllura ka filluar në sallën e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku pritet të përzgjidhen 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca për të përfaqësuar interesat e tyre.

Janë publikuar emrat e disa anëtarëve të propozuar për grupin e dialogut, duke përfshirë Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, dhe Dhurata Çupin si anëtare zëvendësuese nga Rithemelimi.

Nga ana tjetër, nga mazhoranca, pritet të jenë pjesë e grupit Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, duke përfshirë Reformën Zgjedhore, për të siguruar përparësi të nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian, nëpërmjet dakordësisë së palëve pjesëmarrëse në dialog.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...