Një konflikt mes dy personave ka përfunduar tragjikisht në Kavajë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë.
Viktima është identifikuar si Alket Isufi, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjes me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se është qëlluar nga Landi Derjaj, i njohur edhe me nofkën “Puja”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit. Pas incidentit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon në terren për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.






