14.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Sherr në Durrës , plagoset me çifte 28-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, e ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”.Pas një konflikti Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), Lulëzim Përnezha 28 vjeç. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT