0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Sherri ndërmjet Noizy dhe Muhamet Iseni: detaje të reja dhe reagimi i reperit

Ditët e fundit, përplasja mes reperit të njohur Noizy dhe Muhamet Iseni, i njohur në “TikTok” si Medi, ka shkaktuar një zhurmë të madhe në media.

Dje, Noizy, i cili ndodhej në Ferizaj për një koncert, u shoqërua në polici lidhur me këtë sherr. Ai akuzohet se së bashku me 7 persona të tjerë ka dhunuar brutalisht Muhamet Isenin dhe mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit. Për shkak të kësaj situate, Noizy anuloi performancën e tij në Ferizaj dhe njoftoi për shoqërimin në polici nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Sot, Noizy reagoi përmes një postimi në Instagram ku kërkoi që shteti të mos ndikohet nga titujt skandalozë në rrjetet sociale që kërkojnë vetëm klikime dhe nuk janë të bazuar në fakte të vërteta. Ai shprehu respekt për shtetin, por e konsideroi të padrejtë lëshimin e një urdhri arresti ndaj tij pa prova të qarta dhe të verifikuara. Noizy mohoi çdo akuzë për ushtrim dhune ndaj Medit dhe deklaroi se nuk ka prekur fare me dorë. Ai tha se kur hyri në mbrapaskenë dhe pa se Medi dhe tre shokët e tij po rriheshin nga disa djem të tjerë, ai u largua menjëherë me sigurimin dhe nuk u përfshi në incident. Reperi theksoi se ai nuk shfaqet në asnjë video gjatë sherrit, pasi u largua direkt sapo nisi sulmi.

Në lidhje me ngjarjen, Noizy sqaroi se gjithçka ndodhi ndërsa ai ishte në punë dhe Medi e kishte provokuar atë. Ai shtoi se nëse do të kishte mundësi të rikthente momentin, do ta kishte thirrur Medin dhe i kishte thënë: “Turp të të vijë se je 40 vjeç babë me fëmijë”.

Nga ana tjetër, Medi Iseni akuzon se është “pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar në një takim që rezultoi të ishte një “kurth” për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT