16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Sherri për një vajzë në Korçë kulmon me djegien e dy makinave, rrëfehet gjyshja e njërit prej pronarëve

Një sherr i filluar për një vajzë në Korçë ka çuar në djegien e dy makinave në orët e para të mëngjesit. Pas një konflikti dy javë më parë, të rinjtë janë konfliktuar sërish sot, rezultuar në djegien e makinave.

Policisë e ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dyshuar për veprën e ndodhur në lagjet nr. 4 dhe 14 të Korçës.

Nga dëshmi dhe hetimet, dyshohet se ata kanë bashkëpunuar për djegien me zjarr të dy makinave.

Gjyshja e një prej pronarëve të makinave tregon për momentet e tensionuara dhe reagimin e tyre për të shuar flakët, duke thënë se mjeti u përfshi në flakë gjatë orës së vonë të natës.

Ne po flinim mbrëmë, na lajmëroi komshia, ishte ngritur ajo se ka një fëmijë të vogël. U ngrit për fëmijën kur pa zjarrin. “Shpejt zjarr” na tha neve! Ku ka rënë ky zjarri thamë ne? U ngrit djali pastaj, nipi mori markuçin, e shuajtëm vetë.Një e gjysmë ka qenë ora, nuk e di pse e bënë.Mjeti nuk arriti të digjej plotësisht ndërsa e moshuara thotë së mjetin e ka nipi i saj dhe se ishte në dijeni të një konflikti që nipi kishte me disa moshatarë të tij por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë.Asgjë nuk dëgjuam, na njoftoi komshija. E mori në telefon nipin dhe i tha “shpejt se po të digjet makina”.Kishte bërë llafe me ca djemka. Siç bëjnë djemtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...