19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Shijak goditet grupi që vidhte në banesa, makina e mjete lundruese

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Theft network”, janë arrestuar katër shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër person, të cilët dyshohen për vjedhje të automjeteve, mjeteve lundruese, banesave dhe tabakino. Ky grup ka vepruar në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Policia ka finalizuar operacionin, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, duke goditur veprimtarinë kriminale të kryer nga ky grup. Gjatë operacionit, janë zbardhur dhe dokumentuar 4 vjedhje në Sukth, fshatin Bilalas dhe Mullet në Tiranë. Po ashtu, ka nisur puna për hetimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Shtetasit e arrestuar janë:

  • D.S., 26 vjeç, banues në Marikaj
  • D.M., 18 vjeç, banues në Shkodër
  • E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras
  • A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras

Po ashtu, është shpallur në kërkim shtetasi E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar gjatë vjedhjes së tabakinos së shtetasit R.V., si dhe katër aparate celularë.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Të tjera veprime janë në vazhdim për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...