4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shirat përmbytin Bulqizën: Ura që lidh dy lagjet kthehet në liqen, qarkullimi vështirësohet

Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Bulqizës, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin mes dy lagjeve kryesore të qytetit.

Rruga pranë urës që lidh zonat e Bulqizës së Vjetër me Bulqizën e Re u mbush plot me ujë, duke u bërë burim aksidenti për automjetet që lëvizin drejt Peshkopisë.

Sipas banorëve, problemi përsëritet çdo herë që ka reshje, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese anësore të Rrugës së Arbrit dhe të kanalit ujëmbledhës që ndan dy lagjet.

Reshjet e shiut kanë qenë në formë shtrëngate, ndërsa në disa akse nacionale të Qarkut Dibër janë raportuar rëshqitje dherash dhe rënie gurësh, çka ka krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Autoritetet lokale po punojnë për pastrimin e kanaleve kulluese dhe normalizimin e situatës, ndërsa kërkohet ndërhyrje e qëndrueshme për të shmangur përsëritjen e përmbytjeve sa herë bie shi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...