Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur shkarkimin e drejtoreshës së IdentiTek, Freskida Halilaj, e cila që nga nëntori i vitit 2024 mbante këtë detyrë. Arsyet zyrtare të largimit të saj nuk janë bërë publike.
Burime brenda ministrisë bëjnë të ditur se në vend të saj, urdhër emërimi është dhënë për kushërirën e kryeministrit, Silda Çepe (Anagnosti).
Freskida Halilaj ka pasuar në detyrë Loina Priftin, ndërsa tashmë pritet që Çepe të marrë përgjegjësitë e drejtoreshës së IdentiTek. Ky ndryshim vjen në një moment kur emërimet brenda strukturave të rëndësishme të shtetit po tërheqin vëmendjen e mediave dhe publikut.






