4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha/ Tensione në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku u mësua vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit Ervin Karanxha.

Prokurori Ervin Karanxha, nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut, teksa në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Trupa gjykuese përbëhej nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.

Ndërkohë që sot prokurori me gjithë avokatët janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK. Kjo gjë ka sjellë debate dhe për këtë arsye avokatët janë nxjerrë jashtë, ndërsa më pas trupa gjykuese ka shpallur vendimin duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku ushtronte funksionin prej gati dy dekadash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...