35.8 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Argjentina në finale të Copa America/ Martinez heroi i ndeshjes, ndalon tre gjuajtje të lojtarëve të Kolumbisë

Argjentina në finale të Copa America, ku e pret Brazili kampion në fuqi. Skuadra e Lionel Scaloni ia ka dalë pas gjuajtjes së penalltive, me portierin Emiliano Martinez që ishte hero duke ndalur tre gjuajtje të lojtarëve të Kolumbisë.

90 minutat e ndeshjes ishin mbyllur në barazim 1-1 dhe dueli ishte mjaft i fortë. Argjentina e nisi mirë, me Messi që u tregua fantastik në organizimin e aksioneve sulmues. Në rastin e parë Lautaro u ndal nga portieri i Kolumbisë, por u dorëzua në minutën shtatë pas asistit të Messit.

Goleadori i Interit e çoi topin në rrjetë dhe në vazhdim kolumbianët treguan se nuk ishin dorëzuar dhe rrezikuan menjëherë me Cuadradon. Barrios më pas goditi shtyllën, kurse Yerri Mina traversën. Në fraksionin e parë të lojës Argjentina iu afrua golit të barazimit me Gonzales, pas një goditje këndi.

0-0 45 minutat e para, ndërkohë që në të dytën përpjekjet e Kolumbisë u konkretizuan me një gol të shënuar nga Diaz në mënyrë fantastike. Argjentina u kundërpërgjigj dhe Messin e ndali shtylla. Me barazim 1-1 në 90 minuta skuadrat duhet të gjuanin penalltitë për të caktuar ekipin finalist.

Nga Argjentina gaboi vetëm De Paul, që gjuajti mbi tra, kurse Messi, Paredes dhe Lautaro Martinez nuk falën. Heroi ishte Emiliano Martinez, portieri që luan në Angli me Aston Villa, i cili nuk lejoi Sanchez,  Mina dhe Cardona të shënonin dhe Brazili me rezultatin 3-2 fitoi dhe siguroi finalen, me dëshirën për të fituar për të 15-n herë Copa America.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...