9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali, 11 të arrestuar

Një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës është shkatërruar nga policia në Itali. Nga 11 të arrestuar, 10 janë shqiptarë. Ata u vunë në pranga pasi merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë.

Në pranga ranë: Klenis Qevani, 38 vjeç, Etmond Qevani, 46 vjeç, Erjon Arkaxhiu, 37 vjeç, Roland Hysollari, 44 vjeç, Sokol Sallaku, 41 vjeç, Elidon Shkalla , 27 vjeç, Geri Skilja, 28 vjeç, shqiptar, Ferdinando Bongiovanni, 61 vjeç, Arjan Ndoka, 48 vjeç, Renato Qevani, 31 vjec, Kleon Mema, 38 vjeç.

Sipas mediave italiane, hetuesit thonë se trafiku i drogës u krye nga viti 2020 deri në vitin 2022, periudhë kur u trafikuan rreth 700 kilogramë kokainë dhe hashash e fituan të ardhura rreth 35 milionë euro. Organizata me origjinë shqiptare derdhi lumenj kokaine në rajonin Marche, me qendër dhe bazë në Civitanova edhe në Porto Sant’Elpidio.

Përveç të arrestuarve, janë të përfshirë edhe 22 të tjerë në organizatën e trafikut të drogës. Nga policia italiane janë sekuestruar pasuri mbi 1 milionë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...