34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Harroi cigaren ndezur, përfshihet nga flakët kati i 4-t i pallatit në Shkodër

Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një pakujdesie nga kryefamiljari i cili kishte harruar cigaren ndezur.

Më pas zjarri është përhapur në pajisjet me gaz në banesë. Për shkak të tymit që mbuloi zonën, një qytetar u asfiksua dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu dha ndihma e parë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku Benet Beci i cili ka takuar anëtarët e familjes Haxhia që banonte në apartament. Më pas ka hyrë brenda banesës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga flakët

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...