10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë

 

Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike, e cila operonte prej vitit 2017, është goditur nga autoritetet italiane në një operacion të zhvilluar mëngjesin e 21 marsit në rajonin e Torinos.

Sipas Karabinierëve të Chivasso-s, operacioni antidrogë çoi në arrestimin e 9 personave, shumica prej të cilëve shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër rumunë.

Hetimet për këtë rrjet kishin nisur që në 2021, por u intensifikuan në 2023, kur një shtetas shqiptar u arrestua në Castagneto me 200 gramë kokainë. Kjo çoi në një hetim më të gjerë, i cili përfundoi me shkatërrimin e grupit.

Organizata operonte midis Milanos dhe Torinos, ku ishin rezidentë edhe të dyshuarit. Nga të arrestuarit:

• 6 janë në burg,

• 1 është nën detyrim paraqitjeje,

• 2 janë në arrest shtëpiak.

Sipas mediave italiane, ky grup ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që vepronte midis Chivasso-s dhe zonës kodrinore, një territor që është vënë shpesh në shënjestër të operacioneve policore vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...