9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Belind Këlliçi denoncon “asfaltin elektoral” në rrugën “Shyqyri Peza”

 

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Tiranë, Belind Këlliçi, ka bërë një denoncim publik ndaj Bashkisë së Tiranës për atë që ai e cilëson si “asfalt elektoral” në rrugën “Shyqyri Peza”, në Njësinë nr.4.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson këtë veprim si një krim zgjedhor të përsëritur, duke akuzuar qeverinë dhe bashkinë se shtrimi i rrugëve bëhet vetëm në prag të zgjedhjeve dhe asfalti i hedhur nuk zgjat më shumë se tre muaj.

“Ora është 23:12! Shkoni tani, kapini në flagrancë ata që kanë 10 vite që tallen me banorët e Tiranës çdo palë zgjedhje, duke u shtruar rrugë me asfalt që nuk mban as 3 muaj! Ky është krim zgjedhor i përsëritur në çdo dy vite dhe askujt nuk i hyn gjembi në këmbë! Të na rrojë Task Forca!”, shprehet Këlliçi.

Ai i bën thirrje Task Forcës së SPAK për zgjedhjet, duke kërkuar ndërhyrje për të ndalur praktikat e tilla që, sipas tij, përdoren si mjet manipulimi për vota në zgjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...