10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shkenca gjen “kurën” më të shpejtë për lemzën: Kashta HiccAway ndalon problemin në sekonda

Metodat e vjetra për të ndalur lemzën – nga mbajtja e frymës te frikësimi i papritur – shpesh rezultonin joefektive, por tani shkenca ka gjetur një zgjidhje praktike dhe të shpejtë. Një patentë e quajtur “HiccAway” prezanton një kashtë speciale në formën e shkronjës “G”, me valvul të vogël në fund, e cila ndalon lemzën menjëherë.

Përdorimi i saj rrit rezistencën gjatë tërheqjes së lëngut, duke detyruar diafragmën dhe nervin frenik të punojnë më shumë, ndërsa akti i gëlltitjes aktivizon nervin pneumogastrik. Kështu dy nervat kryesorë që shkaktojnë lemzën “të zënë” dhe fenomeni ndalet.

Studimi mbi efektivitetin e HiccAway, i kryer me 249 vullnetarë, tregoi se në 92% të rasteve lemza u ndal menjëherë. Nëntë nga dhjetë pjesëmarrës u shprehën se preferonin kashtën e patentuar më shumë se çdo ilaç apo metodë tradicionale kundër lemzës.

Dr. Ali Seifi nga Universiteti i Teksasit, një nga autorët e patentës, thekson se efekti është i menjëhershëm dhe HiccAway mund të konsiderohet zgjidhja më e re dhe më praktike për një problem që shqetëson të gjithë. Për ata që vuajnë shpesh nga lemza, kjo kashtë ofron një alternativë efektive që kursen kohë dhe bezdi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...