Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj po ndryshon rrënjësisht. Studiuesit po e shohin gjithnjë e më shumë si një “simptomë e hershme” dhe jo thjesht si shkak të dhimbjes, duke theksuar rëndësinë e rolit të trurit, gjenetikës dhe sistemit imunitar.
Ekspertët shpjegojnë se faktorë si mungesa e gjumit, stresi apo ushqimet e caktuara shpesh interpretohen gabimisht si shkaktarë, kur në fakt mund të jenë shenja paralajmëruese. Një fokus i ri është tek meningjet dhe qelizat imunitare që ato përmbajnë, ndërsa identifikimi i molekulës CGRP ka hapur rrugë për barna parandaluese që kanë ulur ndjeshëm sulmet e migrenës për pacientët.
Megjithëse nuk ekziston ende një kurë universale, shkenca po avancë drejt trajtimeve më të personalizuara dhe efektive, duke sfiduar paradigmën tradicionale dhe duke ndryshuar mënyrën se si e kuptojmë këtë çrregullim kompleks neurologjik.






