17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shkencëtarët krijojnë “kasetën e ADN-së” që mund të ruajë informacion për shekuj

Guangdong, Kinë – Një ekip shkencëtarësh ka zhvilluar një pajisje inovative për ruajtjen e të dhënave, duke përdorur ADN-në si bazë. Pajisja, e ngjashme me kasetat magnetike të viteve ’80, është quajtur nga krijuesit e saj “kaseta e ADN-së” dhe ofron një mënyrë të qëndrueshme dhe ekologjike për ruajtjen e informacionit.

Sipas studimit të publikuar në “Science Advances”, kjo teknologji mund të ruajë 36 petabajt të dhëna, ekuivalente me 36 mijë hard disqe ose më shumë se tre miliardë këngë. Një nga sfidat kryesore të këtij sistemi ishte mënyra e aksesimit të informacionit, por ekipi i drejtuar nga Xingyu Jiang në Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë ka implementuar një sistem barkodimi, që lejon gjetjen dhe rikuperimin e saktë të të dhënave, si kërkimi i një libri në bibliotekë.

Një tjetër avantazh është mburoja kristalore e pajisjes, e përbërë nga zeolit imidazolat, e cila mbron ADN-në dhe garanton ruajtjen e të dhënave për shekuj me radhë, pa nevojën për energji elektrike.

Ekspertët e shohin këtë zhvillim si një hap të madh drejt zgjidhjeve të ruajtjes së informacionit me konsum minimal energjie, duke marrë parasysh rritjen e të dhënave të prodhuara nga inteligjenca artificiale dhe teknologjitë dixhitale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...