Policia e Shkodrës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në një familje, pas denoncimit të një gruaje për dhunë dhe kërcënime nga bashkëjetuesi i saj.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Gj., 65 vjeç, i cili akuzohet se ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëjetueses dhe e kërcënonte atë dhe fëmijën e tyre të mitur për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu që ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.






