15.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Shkodër atentat/Si e kuptoi drejtoresha se makinës së saj i ishte vendosur lëndë plasëse

Ka qenë vetë drejtoresha e Shëndetit Publik në Shkodër, Suida Kuka e cila ka parë lëndën e dyshimtë në gomën e përparme të mjetit të saj dhe menjëherë ka lajmëruar policinë e Shkodrës. Më pas është dashur ndërhyrja e forcave xhenerike të cilat kanë bërë shpërthimin me telekomandim të lëndës plasëse.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi i komanduar.

Drejtoresha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë person dhe se nuk dinte arsyen përse ishte vendosur tritoli në mjetin e saj.

Ajo ishte emëruar në këtë pozicion prej më shumë se një viti dhe deri më tani nuk raportohet të ketë pasur probleme me persona të caktuar. Lënda plasëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe mund të bëhet identifikimi i autorit, por deri më tani policia ende nuk ka bërë të mundur identifikimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi pas 12 prillit: Energjia e Marsit sjell ndryshime, por kërkon kujdes

0
Pas javës 6–12 prill 2026, disa shenja të zodiakut pritet të ndjejnë një përmirësim të dukshëm në jetën e tyre, nën ndikimin e Mars...

Studimi: Shtatzënia sjell ndryshime të qëndrueshme në trurin e gruas

0
Një studim i ri i realizuar nga Amsterdam UMC dhe i publikuar në Nature ka zbuluar se shtatzënia ndikon jo vetëm në trupin e...

Italia mes vendeve me jetëgjatësinë më të lartë: 83.4 vite mesatarisht

0
Italia vijon të renditet ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në botë, me një mesatare prej 83.4 vitesh, sipas raportit më të fundit...

Netanyahu: “Izraeli më i fortë se kurrë, Irani i dobësuar”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua sot publikut, duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën gjatë konfliktit. Në fjalën e tij, ai theksoi se...

Ndalohet trafiku i cisternave në Hormuz pas sulmeve në Liban

0
Trafiku i cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur pas sulmeve masive izraelite në Liban, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me...