21.3 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Studimi: Shtatzënia sjell ndryshime të qëndrueshme në trurin e gruas

Një studim i ri i realizuar nga Amsterdam UMC dhe i publikuar në Nature ka zbuluar se shtatzënia ndikon jo vetëm në trupin e gruas, por edhe në strukturën dhe funksionimin e trurit.

Sipas kërkimit, gjatë nëntë muajve të shtatzënisë ndodhin transformime të rëndësishme në zonat e trurit që lidhen me vëmendjen, reagimin ndaj stimujve dhe marrëdhëniet sociale. Studimi përfshiu 110 gra, duke analizuar si shtatzënitë e para ashtu edhe ato të dytat, dhe arriti në përfundimin se çdo shtatzëni lë një ndikim të qëndrueshëm në tru.

Ndryshimet më të theksuara janë vërejtur në zonat që ndihmojnë nënën të kuptojë nevojat e foshnjës, të interpretojë të qarën dhe të reagojë ndaj rreziqeve. Këto transformime konsiderohen thelbësore për krijimin e lidhjes nënë-fëmijë dhe për kujdesin ndaj të porsalindurit.

Studimi thekson gjithashtu lidhjen mes këtyre ndryshimeve dhe shëndetit mendor. Tek nënat që lindin për herë të parë, rreziku për depresioni pas lindjes paraqitet më i lartë, ndërsa tek gratë që presin fëmijën e dytë, ky rrezik mund të shfaqet që gjatë shtatzënisë.

Ekspertët vlerësojnë se këto gjetje mund të shërbejnë si bazë për politika më efektive në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të shëndetit mendor tek nënat, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të hershëm dhe mbështetjes psikologjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...